Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Siç shihet nga videoja e siguruar nga “DurrësLajm“, një cisternë ka marrë përpara një makinë, tip “Golf 4”.

Deri tani mësohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet se cili është shaku i aksidentit, ndërkohë pritet që në vendngjarje të mbërrijë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.