Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes të së martës në autostradën Durrës-Tiranë.

Një betoniere, që sipas dëshmitarëve në vendngjarje, lëvizte në rrugë në mëmyrë të pakontrolluar është përplasur me disa automjete.

Mësohet se një person që ndodhej në njërin prej mjeteve të aksidentuara është në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ndërkohë që për shkak të orës së vonë aksidenti nuk ka shkaktuar trafik në autostradë.