Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Siç duket dhe në pamjet e siguruar nga “DurrësLajm”, në aksident janë përfshirë dy makina.

Deri tani raportohet vetëm për dëme materiale, nuk dihen nëse ka të plagosur.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.