Një aksident i rëndë ndodhi pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e përplasjes, brenda tij janë bllokuar disa pasagjerë, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se dy persona kanë humbur jetën. Ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa policia po punon më shumë mbi zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.