Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një kamion me drejtues shtetasi me iniciale A.P është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin me iniciale T.Ç.
Për pasojë është plagosur shtetasi T.Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:10, në aksin rrugor Tiranë Durrës në Sukth, një automjet tip kamion me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. Ç.
Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i automjetit shtetasi T. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.