Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Durrës, në zonën e rrugës së Portit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar dhe janë regjistruar vetëm dëme materiale.