Kategoria Superiore këtë javë nisë fazën Final Four të saj për titullin kampion, Por padyshim sfida më e rëndësishme e fundjavës, është ajo mes Teutës dhe Pogradecit, që do të dekretojë se cila mes skuadrave do të jetë pjesë e elitës në sezonin e ardhshëm.
FSHF ka planifikuar ndeshjen të luhet të shtunën, por ka ndërruar mendje me sa duket për orarin e duelit pasi nuk ka bërë mirë llogaritë me formulën e tij. Ndeshja ishte planifikuar të niste në orën 16:00, por tashmë është afruar për të nisur në orën 15:00.
Arsyeja është se takimi në fjalë mund të shkojë në shtesa dhe penallti nëse skuadrat e mbyllin në barazim sfidën në “Niko Dovana”. Kështu, ndeshja në fjalë mund të përplasej me atë të “Final Four” mes Vllaznisë dhe Dinamos që luhet në të njëjtën ditë në “Air Albania” në orën 19:00, nëse do të aplikohej orari i planifikuar fillimisht. Ndaj është vendosur afrimi i startit të ndeshjes, për të shmangur përplasje mes dueleve në fjalë, të cilat kanë një rëndësi shumë të madhe, por me sfidën e Durrësit që nuk ka një “shans të dytë” një javë më vonë, siç ndodh me ekipet që do luftojnë për titullin.





