Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.

Paraprakisht mësohet se një betoniere ka përplasur një këmbësor.

Deri më tani nuk dihet gjendja e të plagosurit, si dhe rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.