Një aksident është regjistruar në Durrës ku një makinë ka përplasur një 60-vjeçar që po qarkullonte me biçikletë.

Sipas njoftimit të policisë, 60-vjeçari është në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:45, në lagjen nr. 4, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. T, ka përplasur shtetasin P. P., rreth 60 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.