Një makinë është përplasur me një motor pasditen e së premtes, në rrugën “Petrit Llaftiu” në Durrës dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se drejtuesi i motorit rreth 60 vjeç, ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.