Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në qytetin e Durrësit.

Sikurse duket dhe në fotot e mëposhtme një motor është përplasur me një makinë tip “Pezho”. Ngjarja ka ndodhur pranë kolegjit “Albania University”.

Deri tani nuk dihen rrethanat e aksidenti dhe nëse ka të plagosur. Priten informacione të mëtejshme.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.