Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Kënetës, në rrugën “Vëllazërimi”.

Dy automjete tip “Ford” dhe “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nisi punën për devijimin e trafikut, i cili u rëndua menjëherë pas aksidentit.