Një aksident i frikshëm ka ndodhur në garën e Formula 1, në çmimin e madh të Montekarlos dhe protagonist ishte Mick Schumacher.

Aksidenti ndodhi gjatë xhiros së 27-të GP, ku piloti ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe është përplasur me nja nga muret mbrojtëse të pistës.

Shkak i aksidentit është bërë pista e lagur nga reshjet e dendura të shiut që u bënë edhe shkak për shtyrjen e fillimit të garës.

Siç mund të shihni edhe në foto, makina e pilotit të ri është ndarë në dy pjesë por fatmirësisht Schumacher nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Pas disa çastesh ankthi, në fakt ka qenë vetë gjermani që ka komunikuar në radio me ekipin e tij dhe ka qetësuar të gjithë ambientin me fjalët “gjithçka në rregull”.