Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë-Krujë.

“Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Fushë-Krujë, një automjet me drejtuesin shtetasin G. R., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.