Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek unaza e re në Fushë-Krujë, ku një makinë është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit, shtetasi me iniciale F.C., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 03.10.2021, rreth orën 09:25, tek unaza re në Fushë-Krujë është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues mjeti shtetasin B.K, me një motomjet me drejtues shtetasin F.C.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi F.C, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.