Një aksident është shënuar këtë të hënë, 20 prill, në kthesën e Goriçajt, Lushnje, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Një prej makinave ka përfunduar në kanalin me ujë, ndërsa tjetra e ngarkuar me fidanë pemësh është dëmtuar në pjesën e përparme.
Nga ky aksident janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Të lënduarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Lushnjes për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shkelja e rregullave në qarkullim. Mjeti i ngarkuar me fidanë ka dashur te kthehet, por makina e vogël ka bërë parakalim të gabuar.
Sakaq, uniformat blu ndodhen në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.





