Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar të Durrësit. Një automjet tip “Renault” teksa bënte manovra për t’u kthyer në kahun tjetër të lëvizjes, është goditur nga një automjet tip “Ford Fiesta”.
Për shkak të këtij aksidenti është bllokuar qarkullimi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, aks që lidh rrugën e Dëshmorëve me stadiumin “Niko Dovana”. Nga përplasja kanë pësuar dëmtime të dy automjetet e mësipërme.
Nga të dhënat që mëson “DurrësLajm”, nuk janë shkaktuar dëmtime tek drejtuesit e automjeteve apo kalimtarët që kanë qenë në vëndin ku ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje pritet mbërritja e policisë rrugore për të kryer veprimet përkatëse dhe kthyer në normalitet qarkullimin në këtë aks.