Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune pranë tregut të makinave në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë një mjet dhe një motor, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

Paraprakisht mësohet se motoristi është transportuar me ambulancë drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Në vijim priten informacione të reja për ngjarjen.