Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”.

Një automjet tip “Fuoristradë” ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit.

Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në gjëndje të rëndë si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.