Foto ilustruese

Një aksident tragjik me pasojë një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia thotë se aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës, ku automjeti me shofer një 39-vjeçar dyshohet se doli nga rruga. Për pasojë shoferi humbi jetën, ndërsa pasagjeri, një 29-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, thotë policia.