Një aksident tragjik ka ndodhur në Fushë-Kuqe.

Burime bëjnë me dije se një i mitur ka humbur jetën.

Gjithashtu nga përplasja e dy mjeteve, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Ende nuk dihen rrethanat  e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.