Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Në një njoftim zyrtar, blutë e qarkut bëjnë me dije se “drejtuesi i automjetit, shtetasi I.B., është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme“.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmij rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shiko pamjet nga vendngjarja: