Është identifikuar viktima që humbi jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme (23 prill) në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. Policia e Durrësit bën me dije se këmbësori që humbi jetën, është shtetasi E. K., 40 vjeç.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Q., 39 vjeç, banues në Lushnjë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.