Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë drejtuesin e makinës që përplasi një ditë parë një këmbësore në aksin rrugor Plepa-Kavajë, e cila humbi jetën në vendngjarje.

U arrestua shtetasi S. P., 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen A. M., 42 vjeçe, këmbësore.

Gjithashtu, po nga policia e Durrësit u arrestua shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me dy automjete, me pasojë dëme materiale.