Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e regjistruar më herët në autostradën Tiranë-Durrës.

Në njoftim bëhet e ditur, se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, ku një automjet me drejtues një 19-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor 56-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin, 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin, 56 vjeç.

56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.