Policia ka dhënë njoftim zyrtar mbi aksidentin që ndodhi sot në aksin Tiranë-Durrës, ku u përplas një këmbësor nga një furgon.

Policia njofton se i plagosur ka mbetur shtetasi I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.