Policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit, që u përfshi në aksidentin e regjistruar në lagjen nr.14, ku mbeti e plagosur një e moshuar.

Sipas policisë, e aksidentuar ka mbetur shtetasja B. M., ndërsa në drejtimin e mjetit ishte 22-vjeçarja K. K.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. K, 22 vjeçe, ka përplasur shtetasen këmbësore B. M., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesia e automjetit shtetasia K. K, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.