Pas aksidentit që i kushtoi titullin kampion bote Lewis Hamilton në vitin 2021, Nicholas Latifi zbuloi një ngjarje të rëndë.

Ndërsa ishte duke udhëhequr Çmimin e Madh të Abu Dhabit, i fundit i sezonit 2021, Lewis Hamilton mendoi se po shkonte drejt titullit të tetë të kampionatit botëror.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në xhirot e fundit pas një aksidenti me Nikolas Latifin. Me Max Verstappen që përfitoi nga vendimet e menaxhmentit të garës, për të kaluar përpara shoferit të Mercedes dhe kështu fitoi titullin e tij të parë kampion bote.

Pra, aksidenti me Latifin pati pasoja të mëdha, duke përfshirë edhe kanadezin. “Është vetëm një pjesë e trishtuar e botës në të cilën jetojmë“-theksoi kanadezi.

Në komentet e raportuara nga Formula 1, Nicholas Latifi zbuloi se kishte marrë kërcënime të shumta pas aksidentit të tij, gjë që e shtyu të punësonte truproja.

“Pasi kam marrë kaq shumë kërcënime duhej të punësoja truproja. Mund të duket e çmendur për disa njerëz, por në fund të fundit, ju kurrë nuk e dini se sa seriozë janë njerëzit për kërcënimet e tyre. Duhet vetëm një në një milion mundësi për t’u përballur me atë person, por ky ishte një rrezik që nuk isha i gatshëm ta merrja.

U ktheva në Londër për disa ditë pas garës dhe kisha truproja që më shoqëronin kur dola nga shtëpia. Pra, po, mund të tingëllojë qesharake, mund të tingëllojë budallallëk, por qartësisht i mora seriozisht këto kërcënime, sepse kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Është vetëm një pjesë e trishtuar e botës në të cilën jetojmë”, tha shoferi i Williams.