Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Malit të Robit në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën.
Burime konfirmojnë se makina që përplasi për vdekje drejtuesin e ciklomotorit, drejtohej nga Iris Guma, ish-partnerja e Elvis Roshit, kryebashkiaku i Kavajës.
Të njejta burime bëjnë me dije, se viktima është Fatmir Duda, 47 vjeç, i cili për fat të keq, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Iris Guma nga ana tjetër ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi kryesor: