Dy efektivë të zjarrfikëses së Durrësit janë aksidentuar me mjetin e tyre në fshatin Shetaj, në zonën e Ishmit, ku prej ditësh po punojnë për shuarjen e flakëve, që ende nuk janë vënë nën kontroll.

Burime nga spitali rajonal, ku dy efektivët janë dërguar me urgjencë konfirmojnë për “DurrësLajm” se efektivët e zjarrfikëses janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata kanë marrë dëmtime të lehta dhe i janë nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme nën kujdesin e kirurgut dhe mjekut ortoped.

Drejt spitalit është nisur edhe deputeti i kësaj zone, Jurgis Çyrbja, për t’u njohur më nga afër me gjendjen shëndetësore të zjarrfikësve.

Zjarret në zonën e Kepit të Rodonit vijojnë prej ditësh dhe për shuarjen e tyre, krahas efektivëve të zjarrfikëses është anagzhuar edhe një helikopter si dhe trupa të ushtrisë.