Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Durrës, ku i plagosur ka mbetur një i moshuar. Mësohet se përplasja është regjistruar në lagjen nr.16.

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr.16, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin I. L., 45 vjeç, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 78 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,– bën të ditur policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.