Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 të së martës në rrugen kryesore në qytetin e Shëngjinit.

Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.

I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Mësohet se i plagosuri është një shtetas kosovar rreth 30 vjeç, i cili po kalon pushimet në Shëngjin.

Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit.