Një motorist është aksidentuar mesditën e sotme në Durrës, pasi u përplas nga një makinë.

Ngjarja është regjistruar në bulevardin “Epidamn”, ku motori i një poste private është përplasur nga një mjet tip “Opel” që drejtohej nga një grua.

Nga të dhënat e para që mëson “DurrësLajm”, pasi iu dha ndihma e parë, motoristi është dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave.