Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Serbi dhe si pasojë 9 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.

Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, tha Qeveria e Kosovës.

Ekzekutivi tha se institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të ndihmuar të prekurit në këtë aksident.