Një i ri është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, pasi është përfshirë në një aksident ndërsa po lëvizte me motor, në afërsi të mbikalimit të Fllakës. I riu është përplasur nga një mjet tip “Volskwagen”.

Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e sotme.

I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“DurrësLajm” mëson se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident.