Paraditen e sotme, ka nisur lirimi i hapësirave publike te lulishtja pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës.

Ashtu siç edhe ishin paralajmëruar më herët, janë vetë pronarët e subjekteve që po lirojnë vullnetarisht pjesët e zëna në kundërshtim me ligjin. Ata janë njoftuar që kanë afat deri të premten më datë 16 shtator, për të çmontuar dhe larguar objektet dhe materialet.

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, e ka cilësuar si tejet të rëndësishëm dhe të kërkuar nga qytetarët këtë aksion, duke shtuar se do të shtrihet edhe në hapësira të tjera të qytetit.