Lëvizja vullnetare River Cleanup Albania ka organizuar paraditen e sotme aksionin e 34-ërt të pastrimit, pranë lumit Zezë.

Krahas mbledhjes dhe largimit të rreth 8.5 ton mbetje të ngurta në këtë zonë, u mbollën edhe 100 fidanë plepa, si dhe u vendos koshi nr.2 me materiale të ricikluara.

Ky kosh u vendos për komunitetin e fshatit Larushk pranë lumit të Zezës, ndrërsa realizimi i tij u realizua nga riciklimi  i shisheve plastike nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Bajram Curri”, “Abedin Dino”, “Vinçenc Prendushi”, në bashkëpunim me kompaninë private Elektroitalia, Durrës.

Në këtë aksion vullnetar u angazhuan më shumë se 105 të rinj, studentë të UAMD-së, por edhe gjimnazistë dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Njoftimi i plotë:

27 Mars 2022, lëvizja vullnetare River Cleanup Albania realizoi në bashkëpunim me Prefektin e Qarkut Durrës, Aksionin e 34 pranë lumit të Zezës.

Rezultati:

-U larguan 1,450kg  (167 thasë) dhe mbetje të tjera të të ngurta me kamion  7 ton. Gjithsej 8,450 kg mbetje e ngurtë.

-U mbollën 100 fidanë plep hibrid me rritje të shpejtë.

-U vendos koshi Nr.2 për komunitetin e fshatit Larushk pranë lumit të Zezës, ndërtuar nga riciklimi  i shisheve plastike nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare Bajram Curri, Abedin Dino, Vinçenc Prendushi, në bashkëpunim me kompaninë private Elektroitalia, Durrës.

U angazhuan 105 luftëtarë të lumenjve:

75 vullnetarë:

-kryesisht studentë nga UAMD,

-UT,

-gjimnazistë

nga shkolla Ibrahim Kodra, -nxënës nga shkolla 9-vjeçare “14 Nëntori”, -mësues e profesorë, sikurse Jerina Kolitari, përfshirë Zv/Dekanen e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Elsa Rakipllari dhe Drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori” Merita Kuçi e cila hera e dytë që vjen me ne,

 -aktivistë natyre,

– si dhe luftëtarët më të vegjël të lumit, Dejzi Kolitari 4 vjeç, Arni Rakipllari në klasë të parë, shkolla Ëillson dhe Sofiardoa Kurti, klasa e 2-të nga shkolla e Vorës.

-15 punonjës nga Bashkia Krujë, e cila  vuri  në dispozicion tre mjete (2 vetshkarkues dhe një fadromë)

– 4 punonjës nga Agjencia e Zonave të  Mbrojtura, Durrës.

– 1 specialist nga Bashkia Vorë.

-10 banorë të zonës.

-Mbetjet u dërguan në Landfillin e Sharrës nga Bashkia Krujë.

Faleminderit!

Prefektit të Durrësit, Roland Nasto, për organizimin e disiplinuar.

Drejtorit të Pastrimit Roland Daja specialistit Besim Sukthi, Bashkia Krujë, kryeinxhinjerit Naim Herri nga Agjencia e Zonave të mbrojtura Durrës.

N/Drejtorit të Pastrimit Soren Dedja, Bashkia Durrës, që suporton transportin e plastikës së shkollave drejt Ame-Ambient falas ditë pas dite për ndërtimin e koshave të munguar për komunitetin e lumit Ishëm.

Faleminderit kompanive private:

-Pastiçeri Cialda, Durrës, që suportoi blerjen e Fidanëve tek Fidanishtja ErZan, fidanishte nën drejtimin e inxhinierit  të pyjeve Artur Kaja.

-Perleka shpk, Fushë-Krujë, Laç, Krujë, që suportoi pijet dhe ujin e vullnetarëve.

-Eden Tours që ofroi transportin e vullnetarëve  me çmime të reduktuara.

-kompanisë Ame-Ambient që e blen plastikën e vullnetarëve tanë me çmimet më konkuruese,

-Iliad hotel që mundësoi niptin për ardhjen e thasëve e dorezave nga Brukseli.

-Partnerit tonë strategjik River-Cleanup.org, Bruksel.

Mirënjohje vullnetarëve tanë, nxënësve dhe mësuesve të shkollave 9-vjeçare, si dhe vullnetarëve tanë, kryesisht studentëve e gjimnazistëve, që sot bashkuan energjinë për një lumë më të pastër e të gjelbëruar.

Së bashku po pastrojmë, po edukojmë dhe transformojmë, të ndryshojmë historinë e lumit më ndotur në Evropë nga plastika, Ishmit,

të mbrojmë Kepin e Rodonit, dhe detin Adriatik, të ardhmen e shëndetit të Fëmijëve!

Pastro lokalisht, festo globalisht.🙌💙🌊🇦🇱♻️🌱🌳🌍