Policia Bashkiake e Durrësit, duke i dhënë zgjidhje të njëpasnjëshme problemeve të ndryshme që kanë qytetarët, këtë të premte është ndalur në aksionin e radhës.

Pas ankesave të shumta nga banorë të lagjes 14 (Plazh – Ura e Dajlanit), forcat e policisë hapën një rrugë të re që ishte zënë nga një subjekt në zonë.

Bllokimi i rrugës me lule e pemë ishte bërë pengesë në lëvizjen e banorëve, ndërsa vetë zënia e hapësirës publike ishte e paligjshme.

Për banorët e kësaj zone, prej kohësh ishte kthyer në shqetësim zënia e rrugës, por falë ndërhyrjes së efektivëve të Policisë Bashkiake të Durrësit, e cila çdo ditë e me tepër është pranë qytetarëve të saj, u bë e mundur që rruga t’i kthehet komunitetit.

Banorët kanë falënderuar nga ana e tyre Policinë Bashkiake të Durrësit.