Aty rreth orës 13:00 shoferit të autobusit të linjës Durrës-Currila i sosi durimi!

I ndaluar pikërisht mbi vizat e bardha te kryqëzimi pranë qendrës tregtare, për shkak të trafikut, shoferi e vuri dorën mbi borinë e autobusit duke ngritur në këmbë lagjen.

Në sensin Durrës-Currila para urbanit një zonjë kishtë ndaluar skiç automjetin "Volswagen", duke bllokuar qarkullimin e makinave në atë sens. Shoferja ishtë larguar për të mbaruar punët e saj dhe makinën e kishte lënë në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Kjo vetëm sa i vuri vulën inatit të shoferit të autobusit sepse rruga ishte bllokuar nga trafiku më herët.

Zgjerimi i trotuareve, ngushtimi i segmentit të makinave, punimet që bëhen në rrugë, hapja e kanaleve për pastrimin e tyre që bëhet paralelisht, e kanë bërë të pakalueshme këtë rrugë. Jo vetëm ndotja mjedisore për shkak të punimeve por edhe ndotja akustike është shumë e madhe në këtë arterie shumë të rëndësishme të Durrësit që nis nga stacioni i trenit e vijon tek sheshi Veliera.

Në oraret e mëngjesit por edhe të drekës kur fëmijët e shkollës kthehen për në shtëpi kjo rrugë duhet të shmanget. Më mirë do të ishte që edhe një punonjës policie të disiplinojë trafikun apo shoferët, siç është rasti i shoferes që e la makinën mbi vizat e bardha dhe u largua.

Por edhe për ata që bëjnë mish-mash duke ndaluar ku të gjejne vend në mungesë të parkingut.

K.H.