Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohet për vjedhje.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale: A.L., i cili është autori i vjedhjes së banesës së shtetasit L. H., në lagjen nr.13.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin në kërkim A. L., 34 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së banesës së shtetasit L. H., në lagjen nr.13, Durrës, të ndodhur më datë 19.05.2022.“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.