Në skenën e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës do të zhvillohet edicioni i VI i “Albania Guitar Festival”, më datë 10 qershor.

Pjesë e rëndësishme e Festivalit të Kitarës është dhe promovimi i talenteve të reja, ku kitaristi i ri Xhoni Xhavari, do të mbaj recitalin e tij në koncertin “Albania Young Talents”.

Kush është Xhon Xhavari:

Xhoni Xhavari është nga Durrësi. Ai u ftua të marrë pjesë në Festivalin e 10-të “Berlin International Guitar Academy & Festival” ku luajti një koncert.

Është vlerësuar si Instrumentisti më i mirë në “Festivalin Veror të Talenteve”, Çmimi i Parë në “Peja International GuitarFestival&Competition”;”Konkursi Ndërkombëtar i Kitarës në Mal të Zi”; “Transilvania International Guitar Festival” dhe çmime të tjera në “Vilnius International Music Competition”; “Albania International Guitar Festival” ; “Konkursi ndërkombëtar i të rinjve të kitarës klasike A.Matyaev” ; “New Generation International Kitar Competition” dhe “Fringe International Virtual Guitar Competition”.

Ai ka ndjekur masterklasa me disa nga kitaristët e njohur si: fituesi i çmimit Grammy Odair Assad, Celil Refik Kaya, Thomas Offerman, Hubert Käppel, Luigi Attademo, Mircea Gogoncea, Arturo Castro Nogueras, Eduardo Iniestal, Vladimir Gapontsev, Florian Palmer.