Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sërish kundër nismës “Open Balkan”. 

Menjëherë pas takimit me Angela Merkel, kryeministri Kurti ka theksuar se “Proçesi i Berlinit” është e vetmja rrugë për integrimin drejt Bashkimit Europian .

Së parë është stabiliteti në Kosovë. Së dyti, sundimi i ligji, demokratizimi i cili mundëson media të lira dhe të pavarura dhe që veprojnë kundër autokratëve. Së treti, ballafaqimi me të kaluar, nuk lejon që kriminelet e luftë të jenë pjesë e pushtetit të Kosovës. Së katërti, Reciprocitet i pakicat kombëtare në kundërshtim me nacionalizmi. Paqen stabilitetin dhe integrimin në BE.

Me Serbinë ne zhvillojmë dialog për statusin e marrëdhënieve midis njëra-tjetrën, statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm. Kosova nuk duhet të kthehen në 2008, janë faktorët ndërkombëtare ata që kanë thënë se Kosova të jetë e pavarur.

Pas formimit të qeverisë në Kosovës kemi stabilitet institucional. Stabiliteti institucional, Kosova nuk ka pasur që kur ka shpallur pavarësinë, kjo përkthehet në stabilitet ekonomik. Janë rritur eksportet me 6 % dhe të ardhurat buxhetore. Parashikojmë rritje ekonomike për vitin 2021. Ne jemi për marrëdhënie të mira rajonale por natyrisht që nuk mund t kompesojmë as me shtetësi as me Serbinë. Theksojmë që krimet e krijuara gjatë luftës ne nuk i harrojmë kurrë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë për të kërkuar drejtësi. Para 3 javësh presidenti i Serbisë e mohoi masakrën që është bërë në Kosovë dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë dy arsyet kryesore kundër nesh. Ankesave të Serbisë për humbjet që i kanë pësuar si shtet i padrejtë ne nuk i kompensojmë dot”, tha Kurti.