Më 24 korrik, Jennifer Lopez, Ben Affleck dhe Alex Rodriguez kanë qenë në të njejtin vend! Mund t’iu duket e çuditshme por kjo nuk ishte aspak rastësi.

Burime kanë treguar për mediat ndërkombëtare se para se Lopez dhe Rodriguez të ndaheshin, kishin planifikuar një udhëtim së bashku në rivierën franceze për ditëlindjen e saj të 52-të.

Si duket, Alex ka vendosur të mos ndryshojë planet e tij pavarësisht se këngëtarja prej muajsh është duke jetuar romancën e saj me Ben.

Nga fotot e publikuara, çifti Bennifer shfaqeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit në jahtin luksoz, ndërsa realizuan sërish foton e 20 viteve më parë kur Ben merrte pjesë në klipin e Jennifer, si i dashuri i saj.