Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një situatë jo fort të lehtë në Zvicër, teksa udhëtonte me vajzën e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, Alketa ka treguar se ka përfunduar në polici pasi kishte harruar pasaportën në çantën e vajzës së saj e cila nuk udhëtonte me të, çka ka shkaktuar kaos për moderatoren pasi nga ana e autoriteteve aty ajo konsiderohej si ilegale në Zvicër.

“1 ore ne Polici ne nje stacion treni te Zvicres qe sdo me bjere ruga me ne jete besoj. Kisha harruar pashaporten ne canten e vajzes qe nuk udhetonte me mua. Quhesha ilegale ne Zvicer. E para here ne jete qe harroj pashaporten, dhe ndodh ne vendin me te sakte te botes.

Tani duhet dikush te me sjelle pashaporten ketu se nuk leviz, dot. Por te pakten me dhane leje qendrimi te perkohshme. Me fat qe kisha police te mbare. Negociova me 8 Police Zviceran. Dhe me lejuan”, ka treguar moderatorja.