Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Kinës në Shqipëri ka dhuruar ndihma për gratë me aftësi të kufizuara.

Në aktivitetin që u organizua ditën e djeshme në Durrës nga Shoqata Bashkimi i Grave me aftësi të Kufizuara, ambasadori kinez, Ding Zhou dhuroi 100 pako me ushqime për familjet që kanë antare një grua me aftësi të kufizuara.

Pjesëmarrëse në këtë takimi ishte dhe deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu e cila u shpreh se do të bëjë të pamundurën që zëri i këtyre grave të dëgjohet edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Postimi nga Shoqata Bashkimi i Grave me aftësi të Kufizuara:

Kënaqësi e veçantë të festonim sot 8-Marsin me Mikun tone ambasadorin e Kinës, Zotin Ding Zhou. Ndihemi thellësisht mirënjohës për kontributin dhe ndihmën e madhe që na u ofrua nga ambasadori I Kinës, Zoti Ding Zhou, I cili me shumë dashamirësi vendosi të dhuronte 100 pako ushqimore për familjet që kanë antarë me aftësi të kufizuara.

Ditën e sotshme e filluam me një urim që shkon për të gjitha vajzat, gratë, nënat që festojnë 8-Marsin, këtë ditë që shënjestron forcen, vullnetin dhe kurajon e gruas.

Të jesh grua është një nga dhuratat më të bukura që ne kemi marrë në këtë jetë, të jesh nënë është thesari më i çmuar që kemi gëzuar në jetën tonë, ndaj ne gratë jemi vërtet të pasura. Jemi të pasura me gjënë më të çmuar që është DASHURIA.

Të gjithë e dime sakrificën që është bërë për të fituar këto të drejta që ne gëzojmë sot, të gjithë I njohim përpjektet e mundimta që gratë kanë bërë në histori për të fituar respektin që meritojnë, për të fituar të drejtën sublime që ju takon.

Ne sot e kemi këtë të drejtë, ja ku jemi sot këtu me 8-Mars, ku shume prej nesh po festojmë dhe po krenohemi me arritjet tona në shoqëri.

Nuk mund të rri pa permendur edhe anën tjetër të realitetit të hidhur, ku shumë vajzave në Shqipëri ju ndalohet e drejta e shkollimit dhe në këtë moment ju është ndaluar e drejta e zhvillimit dhe e të qënurit të pavarura në këtë shoqëri. Ndaj sot, si kryetare e Shoqatës: Bashkimi i grave me aftësi të kufizuara të Shqipërisë do doja të ngrija zërin pikërisht për këto vajza dhe gra, për vuajtjet që kalojnë, për ti ndihmuar sado pak në arsimim, zhvillimin dhe emancipim.

Shoqata Bashkimi I grave me aftësi të kufizuara të Shqipërisë në programin e vet, bazë kryeore ka pikat e zhvillimit asimore, trajnimet dhe krijimin e mundësive për punësim të vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara. Pasi përsonalisht mendoj se nëse një vajze I krijon mundësinë e arsimimit, I ke krijuar rrugën e zhvillimit, të lirisë dhe emancipimit.

Nuk është I thjeshtë rrugëtimi që kemi ndërmarrë, por apsolutisht JO, nuk është I pamundur.Besoj fort në ndihmen që po na ofrohet edhe nga bashkpunëtorët tanë, nga Ambasada Kineze e cila ka përkrahur nisjem tonë që në momentin e parë qe u njoh me shoqatën Bashkimi I grave me aftësi të kufizuara të Shqipërisë.

E falenderojmë përzemërsisht, në emër të gjithë antarëve të shoqatës Ambasadorin Zotin: DING ZHOU për ndihmën që na ka ofruar.

Ne jemi të hapur për çdo bashkpunim dhe iniciativë që qeveria shqipëtare, bashkia Durrës, organizatat e ndryshme brenda dhe jasht vendit do duan të suportojnë dhe ndihmojnë në zhvillimin e grave me aftësi të kufizuara të Shqipërisë.

Dua ta mbyll këtë shkrim duke ju premtuar që do vazhdoj të jem zëri juaj dhe shoqata jonë do mundohet të arrijë çdo qëllim që ka vënë për tju suportuar.

Sebashku ne mundemi!