Mbrëmjen e sotme ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky takim vjen një ditë pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve në shenjë proteste ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Ditën e protestës, me 16 shkurt, ambasadori britanik u bëri thirrje opozitarëve për një protestë paqësore duke iu bashkuar kështu zërave të ambasadorëve të tjerë europianë.
Ndërsa vendimin e opozitës sot e kundërshtoi edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë.