Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri.

Takimi nisi në orën 9:00 në vilën qeveritare, ndërkohë që fokusi do të jetë amnistia fiskale, një projekt i qeverisë.

Dje Rama e bëri të qartë se qeveria i qëndron dhe do e miratojë amnistinë fiskale, që sipas tij ka të bëjë me legalizimin e parave të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit. Kjo amnisti ka hasur në oponencën e dhomave të huaja tregtare, mes tyre dhe BE. Ky skepticizëm qëndron në faktin se nga kjo amnisti mund të legalizohen edhe paratë e pista.