Ansambli “Arian Plaku” i qytetit të Durrësit merr pjesë në Festivalin Botëror të Folklorit në Gjermani “Folkloria Karlsruhe” zhvilluar ne datën 09-12 Shtator 2022.

Ansambli i Durrësit “Arian Plaku”përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Botëror të Folklorit në Gjermani.
Pjesëmarrja në kete festival u bë nepermjet nje konkursi me video ku nga 6 ansamble nga Shqiperia u përzgjodh ansambli nga qyteti i Durrësit.

Eshte i vetmi ansambel i kompletuar ne qytetin tone i cili funksionon me kontribute vullnetare nga te gjithe pjestaret.

Për 4 ditë valltarët e Durrësit me në krye koreografin Arian Plaku, performuan mes 30 shteteve nga e gjithë bota si Meksika, Ukraina, Spanja, Italia, Hollanda, Polonia, India, Bullgaria, Serbia, Turqia, Gjeorgjia etj, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë me folklorin e pasur nga veriu në jug, lindje e perëndim.

Formacioni orkestral Drejtuar nga mjeshtri Sajmir Bahja shoqeroj live te 5 vallet e grupit .
Orkestrina perbehej nga :

Fizarmonike : Sajmir Bahja
Violine : Eduart Tereziu
Klarinete: Seit Mema
Dajre+Daulle: Agron Arapi
Llahute : Hygerso Bahja.

Grupi i valltarëve perbehej nga 7 cifte valltaresh.

Nga organizatoret ftesa per pjesemarrje e grupit ne te njejtin festival do te jete e vazhdueshme.

Duartrokitjet e vazhdueshme te publikut shoqeruan gjate gjithe kohes performancat e ansamblit ne te gjitha ditet e festivalit.

Video: Myrteza Dimni