Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit të qytetit të Durrësit, merret vendimi për ekstradimin e Fatih Ozer, bosit të kriptomonedhës turke “Thodex”.

Faruk Fatih Ozer, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri në gusht të këtij viti, pas akuzave se ka mashtruar mijëra shtetas turq të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.