Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë sot vendimet për dosjen “Xibraka”, ku ka pranuar gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo e të dënuarve që u arrestuan për trafik kokaine.

Kështu, te gjithëve iu ulet dënimi me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar.

Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, i bëhet 8 vite dënimi

Ermal Hoxha ishte dënuar me 10 vite burg, i bëhet 6 vite e 8 muaj

Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite, u bëhet 8

Genci Xhixha 8 vjet e 7 muaj, në mungesë.

Arjan Dalipi 6.7 vite burg

Gentian Gjonaj 7.3 vite burg

Kelemnd Dalipi 7.3 vite burg

Sajmir Batku 8.7 vite burg

PROKURORIA

Për këtë grup më parë Prokuroria ka kërkuar gjatë seancës gjyqësore te Krimet e Rënda dënimin me burg për 9 të arrestuarit, mes tyre nipi i ish-diktatorit Hoxha.

Kështu prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Hoxha, raporton "Panorama". Në total janë kërkuar 126 vjet burg për të akuzuarit.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burgim në total për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi „Xibraka“.

Dënimet e mëparshme të shkallës së Parë kishin qenë:

13 vite burg për Genc Xhixaj

10 vite burg për Ermal Hoxhën

12 vite burg për Ilir Hysenin

10 vite burg për Arjan Dalipin

11 vite burg për Gentian Gjonaj

12 vite burg për Cesar Avila dhe Valther Moreno.

11 vite burg për Kelmend Dalipn

13 vite burg për Sajmir Batku